Un cadre de référence pour les approches plurielles

Kuadri i Referencave të Qasjeve Shumëgjuhëshe

Vështrim i përgjithshëm i CARAP -ALB

Përse bëhet fjalë ?  Bëhet fjalë për përshkrimin sistematik  të zbatimit të aftësive dhe të burimeve shumëgjuhësore dhe shumëkulturore që CARAP-ALB lejon të zhvillohen në mësim. Nga ky fakt, CARAP-ALB kontribuon në mënyrë domethënëse që të arrihen objektivat edukativë të rekomanduara nga Këshilli i Europës në fushën e gjuhëve dhe kulturave.

Cilat quhen Qasje shumëgjuhësore ?  Qasje shumëgjuhësore të gjuhëve dhe kulturave quhen ato qasje didaktike që zbatojnë veprimtari të mësimdhënies/nxënies të cilat kërkojnë në të njëjtën kohë  shumë (= më shumë se një ) varietete gjuhësore dhe kulturore. Ne i vëmë ato ballë për ballë me.

Kush duhet ta njohë CARAP-ALB?  Mësues të të gjitha lëndëve që interesohen për formimin shumëgjuhësor dhe shumëkulturor të nxënësve, Trainere dhe trainerë të mësuesve, përgjegjës edukativë, të kurrikulave dhe të materialeve të mësimdhënies.

Ajo ç’ka CARAP-ALB propozon është : 

  • Një përshkrim sistematik i aftësive dhe burimeve ( njohuritë, qëndrimet dhe  aftësitë) që duhet të zhvillohen në perspektivën e edukimit shumëgjuhësor e shumëkulturor.
  • Një bazë të dhënash në linjë që furnizon materiale didaktike
  • Një dosje për trajnimi për mësuesit (në formim fillestar apo të vazhdueshëm) 

Qasje shumegjuheshe dhe kulturore

Ne i përballim ato me qasjet që mund të quheshin të « vetme » në të cilat i vetmi objekt vëmendjeje që mund të merret parasysh në ecuritë didaktike është vetëm një gjuhë dhe një kulturë e veçantë e marrë e izoluar. Këto qasje të veçuara kanë qënë vlerësuar veçanërisht kur metodat strukturale e më vonë « komunikative » u zhvilluan dhe ku çdo përkthim apo përdorim i gjuhës amtare ka qënë i ndaluar në mësimdhënie.

Evoluimi i didaktikës së gjuhëve gjatë tridhjet viteve të fundit ka parë dukjen e katër qasjeve shumëgjuhëshe:

Përse aftësi dhe burime ?

Ne i shikojmë aftësitë në mënyrën e mëposhtëme

  • aftësitë lidhen më situatat, me detyrat e ndërlikuara, shoqërisht të përshtatshme, pra ato « vendosen » dhe kanë një funksion shoqëror;
  • Janë njësi me një ndërlikim relativ;
  • ato u bëjnë apel  « burimeve » të ndryshme të brendëshme (që lidhen me shprehitë, njohuritë dhe të qënët) dhe me burime të jashtëme (fjalorë, ndërmjetësa…) .

Aftësitë dhe burimet e përdorura në CARAP-ALB lidhen kryesisht me dy lloj aftësish:

  1. aftësia për të menaxhuar komunikimin gjuhësor dhe kulturor në kontekst alteriteti;
  2. aftësia e ndërtimit dhe e zgjerimit të një repertori gjuhësor dhe kulturor të shumtë.

CARAP-ALB identifikon burimet që mobilizohen nga këto aftësi. Burimet janë paraqitur në formen e përshkruesve.

Burimet (njohuritë, të qënët, shprehitë):

Termi « burimet » është përdorur gjithashtu për të përcaktuar « burimet e brendshme ». 

Burimet e brendëshme ( si edhe perdorimi i burimeve të jashtëme, por jo aftësitë) mund të mësohen në situata /detyra të paktën pjesërisht jashtë kontekstit..

Aftësitë janë hartuar kryesisht si të lidhura me fushën e përdorimit dhe të nevojave shoqërore, kurse burimet duket se i përkasin më tepër fushës së psikologjisë kognitive ( e zhvillimore). Në fakt, janë aftësitë ato që hyjnë në lojë kur jemi të angazhuar në një detyrë.

Megjithatë, janë edhe burimet e mobilizuara prej aftësitë, të cilat  bëjnë të mundur - deri në një farë pike -, të izolosh, e të listosh, të përcaktosh në terma zotërimi dhe të mësosh në praktikat edukative.

Futja në listat e përshkruesve të CARAP-ALB

Përshkruesit mund të konsultohennë mënyra të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme :

  • Ata janë paraqitur në këtë site në format hipertekst që lehtëson gjetjen.
    Ju mund t’i konsultoni qoftë në anglisht ( klikoni në këndin Descriptors sipër kësaj faqeje, ose në frëngjisht ( këndi Descripteurs) ose në gjermanisht, (këndi Deskriptoren)
  • Ata janë pjesë e dokumentit CARAP-ALB – Aftësi dhe burime     
    Shikoni këndin Components (anglisht) / Elements (frëngjisht) / Instrumente (gjermanisht) sipër kësaj faqeje.
  • Ata janë paraqitur gjithashtu në dokumentin në linjë CARAP-ALB- Burimet përgjatë nxënies që përdor gjithashtu funksionet hipertekst, por që ndihmohet nga një paraqitje grafike e cila jep një tregues të përafërt të saktësisë së òdo përshkruesi në etapa të ndryshme të kursit të një nxënësi.
    Shikoni në këndin Components (anglisht) / Elements (frëngjisht) / Instrumente (gjermanisht) sipër kësaj faqeje.

Baza e të dhënave për materialet e mësmidhënies

Baza e të dhënave CARAP-ALB – Materiale didaktike në linjë, propozon materiale didaktike lidhur me qasjet shumëgjuhëshe të gjuhëve dhe kulturave.

Qëllimi i këtij seti materialesh didaktike të propozuara në gjuhë të ndryshme dhe të lehtësojë futjen e mësuesve në dokumenta pedagogjike të cilat do t’u mundësojnë zbatimin në klasë të veprimtarive që synojnë të ndihmojnë nxënësit të përvetësojnë njohuritë, të qënët dhe shprehitë e listuara në kuadrin e references si « burime » që mund të zhvillohen nëpërmjet qasjeve shumëgjuhëshe. Të gjitha materialet didaktike të propozuara u referohen qartësisht përshkruesve të burimeve të references CARAP-ALB. 

Baza e të dhënave mund të konsultohet qoftë në anglisht (këndi Teaching materials sipër kësaj faqeje) qoftë në frëngjisht ( këndi Matériaux didactiques).

Ju dom të gjeni më poshtë, në faqen kryesore shëmbuj të materialeve në Shqip.

Po krijohet

Dosja e trajnimit të mësuesve përmes internetit

Seti i formimit në linjë u drejtohet mësuesve dhe formatorëve të mësuesve që dëshirojnë të formohen në autonomi për qasjet shumëgjuhësore dhe për përdorimin e materialeve të propozuara nga CARAP-ALB. Materialet mund të përdoren nga formatorët për përgatitjen e sesioneve të formimit.

Seti përmban 4 module :

0. CARAP-ALB- modul zbulimi 

Ky modul lejon, duke u nisur nga një veprimtari didaktike që pjesmarrësit e kryejnë si nxënës, të zbulojnë qasjet shumëgjuhëshe, lidhjen e tyre me nocionin e aftësisë shumëgjuhësore dhe shumëkulturore si edhe me mjetet e propozuara nga CARAP-ALB.

1. CARAP-ALB dhe politikat gjuhësore edukative 

Ky modul u lejon profesionistëve të mësimdhënies së gjuhëve ta vendosin CARAP-ALB në orientimet aktuale të mësimdhënies/nxënies së gjuhëve në shkollë, veçanërisht në perspektivën e synimeve të përcaktuara.

2. Unë has një vështirësi në mësimin tim…CARAP-ALB a mund të më ndihmojë ? 

Ky modul ndihmon mësuesit që të hapin rrugën për një përdorim konkret të CARAP-ALB dhe të qasjeve shumëgjuhësore përballë disa vështirësive të planit didaktik ose më gjerë atij pedagogjik që ata hasin shpesh gjatë mësimit.

3. Unë dëshiroj të realizoj një projekt me nxënësit… a mund të më nevojitet CARAP-ALB ? 

Ky modul ndihmon mësuesit të përfitojnë nga CARAP-ALB dhe nga qasjet shumëgjuhëshe për hartimin dhe zbatimin e projekteve  të klasës apo të shkollës duke përfshirë gjuhë të tjera dhe kultura të tjera.

Seti i formimit është i arritshëm qoftë në anglisht ( emërtimi Teaching materials) sipër kësaj faqeje), qoftë në frengjisht ( emërtimi Materiaux didactiques).

Ju dom të gjeni më poshtë, në faqen kryesore shëmbuj të materialeve në Shqip.

Po krijohet