Përse aftësi dhe burime ?
Ne i shikojmë aftësitë në mënyrën e mëposhtëme
- aftësitë lidhen më situatat, me detyrat e ndërlikuara, shoqërisht të përshtatshme, pra ato « vendosen » dhe kanë një funksion shoqëror;
- Janë njësi me një ndërlikim relativ;
- ato u bëjnë apel « burimeve » të ndryshme të brendëshme (që lidhen me shprehitë, njohuritë dhe të qënët) dhe me burime të jashtëme (fjalorë, ndërmjetësa…) .
Aftësitë dhe burimet e përdorura në CARAP-ALB lidhen kryesisht me dy lloj aftësish:
- aftësia për të menaxhuar komunikimin gjuhësor dhe kulturor në kontekst alteriteti;
- aftësia e ndërtimit dhe e zgjerimit të një repertori gjuhësor dhe kulturor të shumtë.
CARAP-ALB identifikon burimet që mobilizohen nga këto aftësi. Burimet janë paraqitur në formen e përshkruesve.
Burimet (njohuritë, të qënët, shprehitë):
Termi « burimet » është përdorur gjithashtu për të përcaktuar « burimet e brendshme ».
Burimet e brendëshme ( si edhe perdorimi i burimeve të jashtëme, por jo aftësitë) mund të mësohen në situata /detyra të paktën pjesërisht jashtë kontekstit..
Aftësitë janë hartuar kryesisht si të lidhura me fushën e përdorimit dhe të nevojave shoqërore, kurse burimet duket se i përkasin më tepër fushës së psikologjisë kognitive ( e zhvillimore). Në fakt, janë aftësitë ato që hyjnë në lojë kur jemi të angazhuar në një detyrë.
Megjithatë, janë edhe burimet e mobilizuara prej aftësitë, të cilat bëjnë të mundur - deri në një farë pike -, të izolosh, e të listosh, të përcaktosh në terma zotërimi dhe të mësosh në praktikat edukative.
Futja në listat e përshkruesve të CARAP-ALB
Përshkruesit mund të konsultohennë mënyra të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme :
- Ata janë paraqitur në këtë site në format hipertekst që lehtëson gjetjen.
Ju mund t’i konsultoni qoftë në anglisht ( klikoni në këndin Descriptors sipër kësaj faqeje, ose në frëngjisht ( këndi Descripteurs) ose në gjermanisht, (këndi Deskriptoren)
- Ata janë pjesë e dokumentit CARAP-ALB – Aftësi dhe burime
Shikoni këndin Components (anglisht) / Elements (frëngjisht) / Instrumente (gjermanisht) sipër kësaj faqeje.
- Ata janë paraqitur gjithashtu në dokumentin në linjë CARAP-ALB- Burimet përgjatë nxënies që përdor gjithashtu funksionet hipertekst, por që ndihmohet nga një paraqitje grafike e cila jep një tregues të përafërt të saktësisë së òdo përshkruesi në etapa të ndryshme të kursit të një nxënësi.
Shikoni në këndin Components (anglisht) / Elements (frëngjisht) / Instrumente (gjermanisht) sipër kësaj faqeje.