en  fr  de

FREPA in Albania

This country page offers an overview about developments in Albania and documents available in Albanian. This page is only available in the country's language.

Dosja e trajnimit të mësuesve përmes internetit

Seti i formimit në linjë u drejtohet mësuesve dhe formatorëve të mësuesve që dëshirojnë të formohen në autonomi për qasjet shumëgjuhësore dhe për përdorimin e materialeve të propozuara nga CARAP-ALB. Materialet mund të përdoren nga formatorët për përgatitjen e sesioneve të formimit.

Seti përmban 4 module :

0. CARAP-ALB- modul zbulimi 

Ky modul lejon, duke u nisur nga një veprimtari didaktike që pjesmarrësit e kryejnë si nxënës, të zbulojnë qasjet shumëgjuhëshe, lidhjen e tyre me nocionin e aftësisë shumëgjuhësore dhe shumëkulturore si edhe me mjetet e propozuara nga CARAP-ALB.

1. CARAP-ALB dhe politikat gjuhësore edukative 

Ky modul u lejon profesionistëve të mësimdhënies së gjuhëve ta vendosin CARAP-ALB në orientimet aktuale të mësimdhënies/nxënies së gjuhëve në shkollë, veçanërisht në perspektivën e synimeve të përcaktuara.

2. Unë has një vështirësi në mësimin tim…CARAP-ALB a mund të më ndihmojë ? 

Ky modul ndihmon mësuesit që të hapin rrugën për një përdorim konkret të CARAP-ALB dhe të qasjeve shumëgjuhësore përballë disa vështirësive të planit didaktik ose më gjerë atij pedagogjik që ata hasin shpesh gjatë mësimit.

3. Unë dëshiroj të realizoj një projekt me nxënësit… a mund të më nevojitet CARAP-ALB ? 

Ky modul ndihmon mësuesit të përfitojnë nga CARAP-ALB dhe nga qasjet shumëgjuhëshe për hartimin dhe zbatimin e projekteve  të klasës apo të shkollës duke përfshirë gjuhë të tjera dhe kultura të tjera.

Seti i formimit është i arritshëm qoftë në anglisht ( emërtimi Teaching materials) sipër kësaj faqeje), qoftë në frengjisht ( emërtimi Materiaux didactiques).

Ju dom të gjeni më poshtë, në faqen kryesore shëmbuj të materialeve në Shqip.

Po krijohet