en  fr  de

FREPA in Albania

This country page offers an overview about developments in Albania and documents available in Albanian. This page is only available in the country's language.

Qasje shumegjuheshe dhe kulturore

Ne i përballim ato me qasjet që mund të quheshin të « vetme » në të cilat i vetmi objekt vëmendjeje që mund të merret parasysh në ecuritë didaktike është vetëm një gjuhë dhe një kulturë e veçantë e marrë e izoluar. Këto qasje të veçuara kanë qënë vlerësuar veçanërisht kur metodat strukturale e më vonë « komunikative » u zhvilluan dhe ku çdo përkthim apo përdorim i gjuhës amtare ka qënë i ndaluar në mësimdhënie.

Evoluimi i didaktikës së gjuhëve gjatë tridhjet viteve të fundit ka parë dukjen e katër qasjeve shumëgjuhëshe

Zgjimi ndaj gjuhëve

 Sipas përkufizimit që është dhënë për zgjimin ndaj gjuhëve në kuadrin e projekteve europiane që mundën ta zhvillojnë më gjerësisht atë, « ka zgjim ndaj gjuhëve kur një pjesë e veprimtarive lidhet me gjuhët që shkolla nuk ka për qëllim t’i mësojë ». Kjo nuk do të thotë që ecuria ka të bëjë vetëm me këto gjuhë. Ajo përfshin edhe gjuhën apo gjuhët e shkollës dhe çdo gjuhë tjetër që është duke u mësuar. Por kjo nuk kufizohet vetëm me këto gjuhë « të mësuara ». Ajo integron të gjitha llojet e tjera të varieteteve  gjuhësore, të familjeve, të mjedisit… dhe të botës, pa përjashtuar asnjerën. Nga numri i madh i gjuhëve mbi të cilat nxënësit nxiten të punojnë – me dhjetra, në të shumtën e rasteve- zgjimi ndaj gjuhëve mund të duket si një qasje shumëgjuhësore e « skajshme ». E hartuar kryesisht si pritje e nxënësve në diversitetin e gjuhëve ( edhe në gjuhët e tyre !), që në fillim të shkollimit, si vektor i një njohjeje më të mirë në kontekstin shkollor të gjuhëve « të sjella » nga nxënësit alofonë, si një lloj përgatitje e zhvilluar në shkollën fillore, ai mund të promovohet si një shoqërim i nxënies gjuhësore gjatë gjithë shkollimit.

Është me vend që të theksojmë edhe njëherë që zgjimi ndaj gjuhëve, ashtu siò është zhvilluar që prej fundit të viteve ’90 në programet Evlang dhe Jaling, lidhet qartësisht me lëvizjen Language Awareness e iniciuar nga E. Hawkins në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1980. Megjithatë, konsiderohet që zgjimi ndaj gjuhëve përbën sot më tepër një nënndarje të perspektivës Language aëareness, qe u hap rrugën gjithashtu punimeve me orientim më shumë psikolinguistik se sa pedagogjik, të cilat nuk çojnë domosdoshmërisht në përballje të nxënësit ndaj shumë gjuhëve. Për këtë arësye promotorrët e programeve të zgjimit ndaj gjuhëve kanë parapelqyer të zgjedhin një term  tjetër anglez për të përcaktuar këtë qasje : Awakening to language.

Ndërkuptimi midis gjuhëve të afërta 

Ndërkuptimi midis gjuhëve të afërta propozon një punë paralele mbi dy apo më shumë gjuhë të së njëjtës familje (gjuhë romane, gjermanike, sllave, etc.), qoftë kur bëhet fjalë për familjen së cilës i përket gjuha amtare e nxënësit (ose gjuha e shkollës) ose për familjen e një gjuhe në të cilën ai është shkolluar. Shfytëzohen përfitimet nga gjashmëritë e gjuhëve që i përkasin të njëjtës familje – sidomos në lidhje më kuptimin- që kërkohet të kultivohet sistematikisht. Përfitimet e synuara prekin kryesisht aftësinë e të kuptuarit, por disa efekte pozitive rrjedhin edhe për të shprehurit.

Që prej gjysmës së dytë të viteve 1990, filluan të zhvilloheshin shpikje të këtij lloji për nxënësit e rritur ( duke përfshirë edhe studentët universitarë), në Francë dhe në vende të tjera me gjuhë latine, por edhe në Gjermani, në vendet skandinave apo sllavishtfolëse. Shumica eshtë mbështetur në nivel evropian ( programe të Bashkimit europian). Po rishfaqen të tilla ecuri në disa materiale të zgjimit ndaj gjuhëve, por publiku shkollor është akoma pak i interesuar për ndërkuptimin..

Didaktika e integruar e gjuhëve 

Didaktika e integruar e gjuhëve synon të ndihmojë nxënësin të vendosë lidhje midis një numri të kufizuar gjuhësh, ato të cilat kërkohen të mësohen në një kurs shkollor, sipas idesë qendrore të qasjeve shumëgjuhësore të një mbështetjeje tek e njohura për të arritur te e panjohura : gjuha e shkollimit për të mësuar gjuhën e huaj të parë dhe kjo e fundit për të hyrë në gjuhën e huaj të dytë, etj. , pa harruar efektet që sjell kjo sinergji. Pa harruar kurrsesi, gjuhët e origjinës së nxënësve. Pra kemi dy gjuhë (madje tre ose katër) që « punohen » në të njëjtën kohë. 

Pikërisht në këtë drejtim militonin punimet e E. Roulet që në fillimet e viteve 1980. Gjithashtu në këtë perspektivë po zhvillohen sot punime të shumta mbi gjermanishten pas anglishtes si gjuhë të huaja (cf. punimet mbi gjuhët e treta). Të tjerë shtrojnë pyetjen mbi lidhjen e gjuhës së shkollimit dhe gjuhëve që mësohen në një perspektivë të integruar. Prej këtej rrjedhin disa modalitete të edukimit dygjuhësh, në të cilat mësuesit kanë shqetësimin të tërheqin vëmendjen e nxënësve mbi ngjashmëritë dhe dallimet midis gjuhëve në të cilat bëhen mësimet, cilado qoftë lënda e studiuar.

Qasja nderkulturore

 Qasja ndërkulturore, ka patur një influencë të sigurtë mbi didaktikën e gjuhëve dhe ky është një fakt i mjaft i njohur.

Ajo njeh variante të shumta që kanë të përbashkët mbështetjen në parime didaktike që parashtrojnë mbështetjen në dukuri që lidhen me një fushë kulturore për të kuptuar të tjera që lidhen me një fushë tjetër kulturore. Këto parime kërkojnë gjithashtu zbatimin e strategjive që favorizojnë reflektimin mbi modalitete të kontaktit midis individëve me përvoja kulturore të ndryshme.