en  fr  de

FREPA in Albania

This country page offers an overview about developments in Albania and documents available in Albanian. This page is only available in the country's language.

Përse aftësi dhe burime ?

Ne i shikojmë aftësitë në mënyrën e mëposhtëme

  • aftësitë lidhen më situatat, me detyrat e ndërlikuara, shoqërisht të përshtatshme, pra ato « vendosen » dhe kanë një funksion shoqëror;
  • Janë njësi me një ndërlikim relativ;
  • ato u bëjnë apel  « burimeve » të ndryshme të brendëshme (që lidhen me shprehitë, njohuritë dhe të qënët) dhe me burime të jashtëme (fjalorë, ndërmjetësa…) .

Aftësitë dhe burimet e përdorura në CARAP-ALB lidhen kryesisht me dy lloj aftësish :

  1. aftësia për të menaxhuar komunikimin gjuhësor dhe kulturor në kontekst alteriteti;
  2. aftësia e ndërtimit dhe e zgjerimit të një repertori gjuhësor dhe kulturor të shumtë.

CARAP-ALB identifikon burimet që mobilizohen nga këto aftësi. Burimet janë paraqitur në formen e përshkruesve.

Burimet ( njohuritë, të qënët, shprehitë):

Termi « burimet » është përdorur gjithashtu për të përcaktuar « burimet e brendshme ». 

Burimet e brendëshme ( si edhe perdorimi i burimeve të jashtëme, por jo aftësitë) mund të mësohen në situata /detyra të paktën pjesërisht jashtë kontekstit..

Aftësitë janë hartuar kryesisht si të lidhura me fushën e përdorimit dhe të nevojave shoqërore, kurse burimet duket se i përkasin më tepër fushës së psikologjisë kognitive ( e zhvillimore). Në fakt, janë aftësitë ato që hyjnë në lojë kur jemi të angazhuar në një detyrë.

Megjithatë, janë edhe burimet e mobilizuara prej aftësitë, të cilat  bëjnë të mundur - deri në një farë pike -, të izolosh, e të listosh, të përcaktosh në terma zotërimi dhe të mësosh në praktikat edukative.

Futja në listat e përshkruesve të CARAP-ALB

Përshkruesit mund të konsultohennë mënyra të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme :

  • Ata janë paraqitur në këtë site në format hipertekst që lehtëson gjetjen.
    Ju mund t’i konsultoni qoftë në anglisht ( klikoni në këndin Descriptors sipër kësaj faqeje, ose në frëngjisht ( këndi Descripteurs) ose në gjermanisht, (këndi Deskriptoren)
  • Ata janë pjesë e dokumentit CARAP-ALB – Aftësi dhe burime     
    Shikoni këndin Components (anglisht) / Elements (frëngjisht) / Instrumente (gjermanisht) sipër kësaj faqeje.
  • Ata janë paraqitur gjithashtu në dokumentin në linjë CARAP-ALB- Burimet përgjatë nxënies që përdor gjithashtu funksionet hipertekst, por që ndihmohet nga një paraqitje grafike e cila jep një tregues të përafërt të saktësisë së òdo përshkruesi në etapa të ndryshme të kursit të një nxënësi.
    Shikoni në këndin Components (anglisht) / Elements (frëngjisht) / Instrumente (gjermanisht) sipër kësaj faqeje.